Mark Palnikaj është inxhinier dhe kërkues në Arkivat sekrete të Vatikanit. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi të gjithë eksperiencës e tij në këtë institucion të rëndësishëm, ku ka bërë katër vite kërkime.
Palnikaj ka zbuluar se në Vatikan çdo vit ka 100 mijë kërkesa për të qene pjesë e bibliotekës.
Sipas tij, Vatikani gjuhën shqipe e kishte njërën nga tri gjuhët zyrtare dhe para 500 vitesh.
“Në atë kohë ka qenë problem puna e letrave dhe kushtonte shumë, për të kursyer letrën ata që shkruanin shkurtonin shkrimin për shembull Partia Demokratike e Shqipërisë e shkruanin PDSH.
Arkivi sekret merr në konsideratë vetëm kërkesat që i bëhen në qershor. Në fillim e kam pasur të vështirë, por kur më kanë njohur më kanë marrë në konsideratë dhe më ndihmojnë arkivistat.
Unë futem te Arkivi Sekret dhe atje plotëson procedurat, ata të pyesin dhe të thonë se për çfarë do studiosh, ti i thua dhe unë i thash kam ardhur për të marrë të gjitha dokumentet për Shqipërinë dhe epokën e Skënderbeut”, u shpreh Palnikaj./abcnews.al