“Hungaria beson se intensiteti i konfliktit në Ukrainë do të përshkallëzohet rrënjësisht në të ardhmen e afërt, pasi të dyja palët e konfliktit synojnë të vazhdojnë armiqësitë”.
Kështu u shpreh kryeministri hungarez Viktor Orban në një letër dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel pas rezultatet e misionit të tij paqeruajtës në Kiev, Moskë, Pekin dhe Uashington nga 2 deri më 11 korrik.
“Është një vëzhgim i përgjithshëm se intensiteti i konfliktit ushtarak do të përshkallëzohet rrënjësisht në të ardhmen e afërt. Unë personalisht kam qenë dëshmitar se palët ndërluftuese janë të vendosura të përfshihen më thellë në konflikt dhe asnjëra prej tyre nuk do të donte të bënte iniciativa për një armëpushim. Prandaj, mund të supozojmë se tensionet nuk do të ulen dhe palët nuk do të fillojnë të kërkojnë një rrugëdalje nga konflikti pa përfshirje të konsiderueshme të jashtme”, tha Orban në fjalimin e tij në Bruksel, i cili u publikua në faqen e internetit të BE-së./abcnews.al