Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po shkëlqen me Lazion, Tare gati të “blindojë” 29-vjeçarin

schedule10:18 - 15 Nëntor, 2019

schedule 10:18 - 15 Nëntor, 2019

Igli Tare është gati t’i dhurojë një tjetër rinovim një prej lojtarëve më të rëndësishme të Lazios. Ciro Immobile, i cili ka shënuar 15 gola deri në këtë pikë të sezonit, po kalon një formë fantastike dhe po shënon pafund.

Golat e sulmuesit po sjellin pikë dhe skuadra bardhekaltër renditet në vend të tretë në Serie A. Drejtori sportiv rinovoi me te tetorin e vitit të kaluar deri në verën e vitit 2023. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi shqiptar po përgatit një tjetër marrëveshje.

Kohëzgjatja do të jetë deri në vitin 2024, teksa 29-vjeçari do të përfitojë edhe një rritje rroge. Immobile përfiton aktualisht 3 milionë euro në sezon, teksa me kontratën e re rroga do t’i shkojë 3.5 milionë euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!