Ambasadori Albert Prenkaj në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, foli për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë kësaj interviste, Prekaj tha se të dy vendet duket se nuk janë të angazhuara plotësisht në përparimin e dialogut dhe se nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse fajësojnë njëra-tjetrën
“Kosova duhet të fillojë të implementojë pjesë të marrëveshjes, deri tani nuk kemi pasur rezultat. Brukseli zyrtar insiston për asociacionin”, tha ai.
Ndërsa 18 korriku ishte edhe afati i fundit për Kosovën dhe Serbinë që të paraqisnin qëndrimin e tyre për këtë çështje duket se nuk ka pasur asnjë reagim nga palët.
Ambasadori Prenkaj nënvizoi se të dyja palët kanë një bllokim të marrëveshjes.
“Jemi në një qorrsokak, dy palët kanë një bllokim të marrëveshjes. Qeveria kosovare po i afrohet zgjedhjeve, përveç temave të tjera që merret. Të dyja palët fajësojnë njëra tjetrën dhe nuk kemi asnjë përparësi për dialogun”, u shpreh Prenkaj.
/abcnews.al/