Zëvendës ministrja e Turizmit thotë se numri i turistëve që vizitojnë vendin nuk është ulur, siç është krijuar perceptimi, por është zgjeruar harta e destinacioneve që vizitojnë.
“Nuk është ulur numri i turistëve. Përkundrazi është rritur, por harta në të cilën ata shkojnë është zgjeruar.”, u shpreh ajo gjatë intervistës për “Money Report” me gazetaren Genta Dobra.
Sa i përket turistëve nga Kosova, ajo tha:
“Duke parapëlqyer qe ta them komentin mbi shifra. Në periudhën janar-qershor 2024, nga Kosova kanë hyrë 1.7 milionë kosovarë, 25 për qind më shumë sesa viti i kaluar. Kështu që bashkatdhetarët tanë nuk kanë për ta tradhtuar Shqipërinë se e duan si një destinacion ku gjejnë pse jo edhe një pjesë të turizmit të tyre patriotik por edhe oferta shumë të mira.“, shtoi Bello./abcnews.al