Një 75-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm pa shenja jete. Policia njofton se rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar, është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç. Sipas policisë dyshimet e para për vdekjen e 75-vjeçarit janë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al