Pas bllokimit ne Komisionin Rregullator, është Kolegji Zgjedhor që heq pengesën dhe miraton afatet e reja për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë.
Sipas aktit të miratuar nga trupa gjyqësore, afati për regjistrimin e partive për bashkinë e Himarës do të jetë 22 korriku, ndërsa për koalicionet 24 korriku dhe kandidatët që do të garojnë kanë afat për t’u regjistruar deri në 25 korrik.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Himarë fillon më 27 korrik dhe zgjat deri më 2 gusht, sipas afateve të caktuara nga Kolegji Zgjedhor
“Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ për verifikim deri më 25 korrik.’- thuhet në vendimin
Gara për kreun e Bashkisë Himarë do të zhvillohet mes Vangjel Tavos si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikurisë, si përfaqësues i opozitës.
/abcnews.al