Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë disktutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit.
“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkruan ministri Balla.
/abcnews.al