Familjarët e pengjeve kanë sulmuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për disa deklarata që i atribuohen atij në lidhje me kushtet e të rrëmbyerve në Gaza.
Kryeministri tha se “duhet të jetë Hamasi” ai që është i stresuar nga presioni ushtarak izraelit dhe se “pengjet po vuajnë, por nuk po vdesin”. Deklaratat e kryeministrit jo vetëm që janë thellësisht ofenduese për familjet e pengjeve, por janë gjithashtu të pasakta.
Realiteti i trishtuar është i pamohueshëm: pengjet tashmë janë vrarë gjatë robërisë së tyre. Pengje të tjerë mund të vriten”, thuhet në deklaratë.
Forumi më pas shtoi se negociatat “kanë arritur një pikë kritike” dhe se propozimi aktual përfaqëson të vetmen rrugë të mundshme për të garantuar lirimin e të gjithë pengjeve.
Për këtë arsye bënë thirrje për arritjen e një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.
/abcnews.al