U vranë 6 persona dhe u plagosën disa të tjerë, Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në xhaminë në Oman

schedule07:20 - 17 Korrik, 2024

schedule 07:20 - 17 Korrik, 2024

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin nga persona të armatosur në një xhami shiite në Oman, ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosën të paktën 30 të tjerë.

Një polic, katër pakistanezë dhe një indian u vranë, siç sqaroi Ministria e Punëve të Jashtme. Tre sulmuesit u vranë gjithashtu.

Ministria e Jashtme e Pakistanit tha të martën se të paktën katër pakistanezë ishin në mesin e të vdekurve, duke cituar autoritetet e Omanit. 30 pakistanezë të tjerë u plagosën dhe po trajtohen në spital, shtoi ministria, duke e cilësuar incidentin si një “sulm të tmerrshëm terrorist”.

Një shtetas indian u vra dhe një tjetër u plagos, tha ambasada indiane në kryeqytetin e Omanit. Policia Mbretërore e Omanit thotë se procedurat ushtarake dhe të sigurisë janë përfunduar dhe hetimi është në vazhdim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!