Eksperti i Sigurisë: Hetimi për “21 janarin” duhet të jetë i plotë, transparent dhe i pavarur  

schedule23:52 - 16 Korrik, 2024

schedule 23:52 - 16 Korrik, 2024

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se ngjarja e “21 janarit” duhet të hetohet e plotë në mënyrë transparente dhe të pavarur.

“Hetimi duhet të jetë i plotë, gjithëpërfshirës, transparent dhe i pavarur”, u shpreh Softa.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, u ndal edhe tek serverat duke thënë se nëse fshirja dhe pajisja është sekuestruar mundësia e rikthimit mbetet alternative.

“Për server normal, jo të nivelit të Kryeministrisë, ruajtja e tyre është me afat 3-6 mujor. Më pas ngjarjet mbivendosen dhe fillojnë nga fillimi. Nëse fshirja e serverit dhe pajisja është sekuestruar mundësia e rikthimit mbetet alternativë, por nëse server është ndërruar këtu mundësia është zero.

Nga ana e tij, avokati Idajet Beqiri tha se hetimi nuk fokusohet vetëm tek prova e serverave.

“U urdhëruan prej kryeministrit të vendit, e bëri ministri i brendshëm sepse ndryshe nuk kishte se sit ë qëllohej drejt njerëzve. Për problemin e serverave dimë që është bërë fshirje mekanike. Sikurse thashë nuk është kjo prova e vetme dhe të themi se krimi nuk ka lënë gjurmë. Por jo, sepse krimi la gjurmë. Protesta mbaroi dhe ndaj njerëzve u qëllua pasi kishte mbaruar. Kryesorja që u qëllua dhe atë kasetë që e kemi origjinale dhe dëgjohen urdhra që janë dhënë për të qëlluar. Urdhrat u dhanë pasi Prendi u fut tek kryeministri dhe doli i dhunuar”, tha më tej avokati.

/abcnews.al/