Grenwood pranë kalimit në Ligue 1, Marseille arrin akordin me “Djajtë” e United

schedule21:24 - 16 Korrik, 2024

schedule 21:24 - 16 Korrik, 2024

Pavarësisht se qëndroi për plot 1 vit e gjysmë jashtë fushave të blerta, për shkak të akuza për dhunë nga e dashura e tij, “fantazisti” anglez, Mason Greenwood është kthyer të luajë futboll dhe duket se ka rigjetur shumë shpejt formën e tij, duke shkëlqyer te skuadra e Getafe, në La Liga, aty ku është i huazuar që prej fillimit të këtij sezoni.

Sipas raportimeve më të fundit, të tilla performanca kanë mahintur jo pak klube të mëdha, mirëpo tashmë pëlqim për 22-vjeçarin anglez kanë shfaqur edhe “Të Kaltërit” e Marseille.

Tekniku i këtyre të fundit, Roberto De Zerbi e pëlqen shumë stilin e lojës së anglezit e për këtë aryse kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare, mirëpo është refuzuar nga bordi i United, që kërkon 30 milionë euro, për talentin e sulmit

Megjithatë, duket se tashmë është arritur akordi, me bordin e “Të Kaltërve” francezë, që kanë vendosur të paguajnë shumën e kërkuar nga United, si dhe të vendosin një klauzolë, nga e cila “Djajtë” do të përfitojnë 40-50% të të ardhurave, në rast shitje të lojtarit.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!