Autonomia spitalore do të shtrihet në 17 qendra spitalore përgjatë tre viteve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se pavarësisht vështirësive autonomia spitalore krijon mundësinë për të ulur burokracitë dhe rrit vetshpërblimin për mjekët
Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek ndryshimet ligjore për veprimtarinë e bluzave të bardha që janë thuajse gati.
Deri tani Kartën e Autonomisë Menaxheriale në Shqipëri e kanë marrë Spitali Memorial Fier, QSUNT dhe 4 strukturat spitalore rajonale, në Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Shkodër.