“Shënjestroni Trumpin”/ Biden e pranon: Përdorimi i kësaj fjale ishte një gabim

schedule14:07 - 16 Korrik, 2024

schedule 14:07 - 16 Korrik, 2024

Presidenti i shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden në një interviste për NBC NEwS ka pranuar se pas atentatit ndaj Donald Trump të shtunën ai është penduar për retorikën e ashpër që ka përdorur ndaj tij gjatë fushatës.

Ai sqaroi se kur përdori termin “shenjtëstrojeni atë” donte të thoshte që amerikanët duhet të vejnë në dukje veprimet e tij të gabuara.

“Ishte një gabim përdorimi i fjalës. Unë kur thashë “Trumpi duhej të vihej në shënjestër”, doja se qytetarët të përqendroheshin tek ai. Të kuptonin se çfarë po bënte ai, te veprimet e tij.”

Biden iu është përgjigjur edhe njëherë kritikëve duke theksuar se mosha e tij nuk lidhet me performancën e dobët në debatin presidencial ë qershor.

“Unë jam i vjetër, por jam vetëm tre vjet më i vjetër se Trump. Jam i moshuar. E kuptoj pse njerëzit thonë ‘Zot, ai është 81-vjeçar.

Çfarë do të bëhet kur të jetë 83-vjeçar, 84’. Është një pyetje legjitime për t’u bërë. Në tre vjet e gjysmë kam bërë më shumë se çdo president tjetër në një kohë shumë të gjatë. Për këtë jam gati të gjykohem”, tha ai.

Debati i radhës presidencial pritet të zhvillohen me 10 shtator.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!