Lideri i Hamasit nën presion nga komandantët ushtarakë për t’i dhënë fund luftës

schedule10:43 - 16 Korrik, 2024

schedule 10:43 - 16 Korrik, 2024

CIA ka vlerësuar se udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, është nën presion të shtuar nga komandantët e tij ushtarakë për të pranuar një marrëveshje armëpushimi dhe për t’i dhënë fund luftës me Izraelin.

Sinwar, arkitekti kryesor i masakrës së 7 tetorit në Izrael, sipas drejtorit të CIA-s, Bill Burns, po përballet me presionin në rritje për vuajtjet e mëdha në Gaza. Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Sinwar fshihet në tunelet nën Gaza. Komandantët e tij të lartë janë të lodhur nga lufta dhe sipas Burns ky është momenti ideal për të arritur armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po përballet gjithashtu me presion të jashtëzakonshëm të brendshëm, për të arritur një marrëveshje që do të sillte në shtëpi pengjet e mbetura në Gaza. Mijëra protestues izraelitë dalin rregullisht në rrugët e Tel Avivit, duke kërkuar që qeveria të fokusohet në kthimin e pengjeve dhe jo në fushatën ushtarake.

Nga tre udhëheqësit më të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli besohet se ka gjetur dhe vrarë vetëm një: Marwan Issa, i dyti në komandën e krahut ushtarak. Shefi i saj ushtarak, Mohammed Deif, u shënjestrua nga Izraeli në një bombardim që vrau pothuajse 100 palestinezë dhe plagosi qindra të tjerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!