Katër persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri pranë një xhamie në Muscat, kryeqytetin e Omanit.
Policia nuk dha detaje por sipas raportimeve të mediave, një person i armatosur hapi zjarr ndaj njerëzve.
BREAKING: Heavy gunfire erupts at a mosque in Oman, reports of casualties pic.twitter.com/CWyPW02MCn
— BNO News (@BNONews) July 15, 2024
“Të gjitha masat po merren dhe po ndiqen procedurat e sigurisë për adresimin e incidentit, autoritetet po mbledhin prova dhe po kryejnë një hetim për zbardhjen e rastit, tha policia.
Ngjarje të tilla janë të rralla në Oman, një vend me një popullsi myslimane./abcnews.al