Juristja Brizida Gjikondi thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani ka vendosur një standard të ri në drejtësinë shqiptare.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se akuzat e Sali Berishës dhe Ilir Metës janë boshe, pasi SPAK ka goditur më shumë nga e majta.
“Unë kam përshtyjen se zoti Dumani ka vendosur standard të ri në drejtësinë shqiptare. Para Dumanit, ka qenë zoti Kraja, u fol për të vetëm se nuk punonte. Dumani ka tundur atë ujë të ndjenjur të drejtësisë shqiptare të pandëshkueshmërisë, patjetër që ka shumë komente për të bërë, sidomos nga opozita, me berishizmin që e karakterizon, ta shikojë drejtësinë si zgjatim të politikës. Edhe Berisha dhe Meta, përpiqen të akuzojnë Dumanin si zgjatues të kryeministrit Rama, por më shumë është goditur krahu i zotit Rama. Fjalët e tyre janë boshe. Olsian Çela nuk është aty ku duhet të ishte. Unë mendoj që dosjet që janë patate të nxehta, ia delegon SPAK, dhe duke pasur një status pak komod dhe të pandjeshëm në Shqipëri”, theksoi ajo./abcnews.al