“Beleri, martir i krahut ekstremist të politikës greke”/ Gjikondi: Betimi në Strasburg? Vendim i duhur

schedule13:23 - 15 Korrik, 2024

schedule 13:23 - 15 Korrik, 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se vendimi për t’i dhënë Fredi Belerit leje pesëditore, për të bërë betimin si eurodeputet, ishte i duhuri nga autoritetet shqiptare.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se nëse përgjigja do të ishte negaqtive, kjo do t’i shërbente shtetit grek, për ta përdorur atë politikisht.

“Hisrtorikisht, Beleri është përdorur politikisht nga Greqia, si një diversant ndaj interesave të kombit shqiptar. Nuk mu çudit fakti që iu dha leja, mendoj se ka qenë gjëja e duhur që ka bërë shteti shqiptar, lejet i jep ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve. Nëse do ishte përgjigje negative, do i shërbente shtetir grek. Mendoj që ka qenë veprim i duhur. Po përdoret politikisht, siç është përdorur me masakrën e Peshkëpisë, me djegien e flamurit kombëtar, po lejon veten të përdoret. Nuk i është dhënë rasti që të përdorë mos lejen si rezistencë. Le të shkojë ku të dojë ai. Njollën për shitblerje votash nuk e heq dot. Ai u bë martir i atij krahu ekstremist të politikës greke për ta përdorur. Ne kemi parë që Greqia është konfliktuale me fqinjët e vet, është problematike, duke përdorur politika taktuale. Zgjedhja e Belerit ishte nacionaliste për të ta kthyer në martrit të Vorio Epirit imagjinar. E dimë si funksionon politika greke, Mitsotakis retushoi kryeministrin tonë nga fotot e Instagramit.

Nuk besoj, përkundrazi, atij nuk i intereson të marrë fund Beleri. Ai është martir i çmuar, i cili iu intereson ta mbajnë të gjallë, për sa kohë duan të faktorizohen në politikën e brendshme dhe të jashtme. Nuk besoj se dhënia e lejes së Belerit, mbyll këtë sagë, telenovelë që grekët kanë hapur ndaj shqiptarëve”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!