OKB: Do të duhen vite për të pastruar rrënojat nga Gaza

schedule12:55 - 15 Korrik, 2024

schedule 12:55 - 15 Korrik, 2024

Një flotë prej më shumë se njëqind kamionësh do t’i duheshin 15 vjet për të pastruar Gazën nga afro 40 milionë tonë rrënoja, në një operacion që do të kushtonte midis 500 dhe 600 milionë dollarë.

Është rezultat i një analize të kryer nga Programi Mjedisor i OKB-së, i cituar nga Guardian, sipas të cilit 137,297 ndërtesa janë dëmtuar në Rripin e Gazës, më shumë se gjysma e totalit.

Nga këto, pak më shumë se një e katërta u shkatërruan, rreth një e dhjeta e dëmtuar rëndë dhe një e treta e dëmtuar mesatarisht.

Sipas vlerësimit, pastrimi i enklavës palestineze nga rrënojat do të kërkonte sipërfaqe të mëdha nga 250 deri në 500 hektarë, në varësi të sasisë që mund të riciklohet.

/abcnews.al