Një 23-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se i riu ka rrahur nënën e tij dhe më pas ka dëmtuar orenditë e shtëpisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 23-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe ka dëmtuar orenditë e banesës së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al