Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Me shenja dhune, gjendet nga kalimtarët i shtrirë në rrugë 42-vjeçari në Tiranë

schedule10:15 - 15 Korrik, 2024

schedule 10:15 - 15 Korrik, 2024

42-vjeçari Rigels Kaso është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në mes të rrugës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, burri banues në Bilisht, ka pasur dëmtime në pjesën e kokës. Fatmirësisht, është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, pasi po merr ndihmë në mjekësore në spital.

Gazetari Ervin Leka raporton se sipas Komisariatit Numër 6, 42-vjeçari është punonjës i një rrjeti interneti dhe grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse kjo ngjarje ka lidhje me punën apo me ndonjë konflikt personal.

Njoftimi i Policisë:



Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!