Sergio Ramos ka fituar çdo trofe të mundshëm me Spanjën dhe Real Madrid. Kapiteni i “Los Blancos” është prej vitesh një nga mbrojtësit më të fortë në planet. 33-vjeçari iberik është stërvitur nga shumë trajnerë të ndryshëm, por njëri ishte me të vërtetë special. Ramos mësoi shumë nga mjeshtri spanjoll, i cili ndikoi shumë në rritjen e mbrojtësit të famshëm.
“Ai që më ka mësuar më shumë ka qenë Luis Aragones. Isha shumë i ri, kisha arritur pak rezultate dhe nuk kisha eksperiencë. Këshillat e tij më kanë shërbyer shumë. Aragones e vuri theksin tek unë, Reyes, Torres dhe Iniesta.
Të gjithë lojtarë të rinj, të cilët kishin nevojë për atë mjeshtër futbolli. Luis kreu një punë spektakolare me ne. E falënderoj jashtë mase për besimin që pati tek unë dhe këshillat e vyera që më ka dhënë“, përfundon Sergio Ramos.
75-vjeçari drejtoi Spanjën për katër vite rresht. Në vitin 2008 u shpall kampion Evropë (goli i Torres vendosi finalen kundër Gjermanisë) së bashku me djemtë e tij dhe u largua, duke i lënë një grup fantastik Vicente Del Bosque-s. /abcnews.al