Analisti politik Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, komentoi protestën e opozitës.
Ai renditi tre arsyet pse kryetari i PD-së, Sali Berisha organizoi mitingun e djeshëm, ku shtoi se janë: demonstrim i të ashtuquajturës forcë e tij; mesazh për ndërkombëtarë; për t’i bërë presion SPAK-ut, në lidhje me hetimin pasuro ndaj ish-kryeministrit.
“Pse u mblodh protesta? Arsyeja kryesore pse Berisha mblodhi këtë protestë ishte të demonstronte të ashtuquajturën forcën e tij. E dyta, t’i jepte mesazh ndërkombëtarëve dhe së treti t’i bënte presion SPAK-ut deri në pezullimin e aksionit tyre.
Pikërisht dje SPAK kërkoi shtyrjen e aftit 3 muaj dhe u miratua nga gjykata. Dumani deklaroi hetimin pasuror të Berishës, kjo përfshin familjen Berishën dhe kjo nënkupton pritshmëritë për këtë hetim.
Kemi parë hetim pasuror edhe të Metës që ekspozoi këtë me fjalimin e tij. Meta erdhi në shqetësimin e tij dhe e transmetoi me mënyrën më patetike të mundshme, edhe në planin e dytë Berisha nuk realizoi gjë. Në fjalimet e Berishës u fol për mafien ndërkombëtare. Berisha do i jepte mesazh mafies ndërkombëtare që për të janë ata që e kanë shpallur non grata.”, u shpreh analisti.
/abcnews.al