“Babalja”, vazhdon shtyrja në Apel/ Salianji ndërron avokatët, kërkuan kohë për t’u njohur me aktet

schedule10:25 - 12 Korrik, 2024

schedule 10:25 - 12 Korrik, 2024

Gjykata e Apelit të përgjithshëm nuk zhvilloi as këtë të premte seancën ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji në lidhje me dosjen “Babalja”.

Shkak për shtyrjen u bënë 2 avokatët e rinj të zgjedhur nga ana e Salianjit. Deputetit demokrat ka ndërruar avokatin Ledio Braho dhe kërkoi të përfaqësohet në seancë me avokatët Redi Ramaj e Marash Logu. Këta të fundit i kërkuan kohë gjykatës për tu njohur me dosjen dhe seanca u shty në datë 25 korrik në orën 10.

Për avokatin Ardian Visha që përfaqëson në këtë proces Geron Xhafën, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa shtyrja e seancës është një përpjekje për të zvarritur procesin. Evin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019-të me akuzën e Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie. Sipas prokurorisë, 2 audiopërgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretendohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike janë të montuara.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!