Gjykata e posaçme ka lënë në burg Xhelal Rrajën të arrestuar dy ditë më parë në sajë të operacionit Rrevanshi për grup kriminal dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Në seancën e së premtes, Rraja nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi masë më të lehtë sigurie me pretendimin se kishte probleme shëndetësore.
Në të njëjtën kohë ai mohoi edhe akuzat e prokurorisë, por gjykata e la në burg deri në përfundim të hetimeve. Nga ana tjetër Rraja akuzohet nga Prokuroria e posaçme se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet për të kryer vrasjen e ish deputetit Arben Ndoka.
Sipas hetimeve ka dyshime se, Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacion për lëvizjet e ish deputetit Ndoka, ndërsa Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, Personi që do të siguronte vrasësir me pagesë ishte Marklen Haka.
Nga ana tjetër Ndoka ishte përpjekur disa herë që të vriste Durim Bamin, pasi kishte dyshime se ky i fundit ishte përfshirë në ekzekutimin e vëllait të tij Aleksandër Ndoka./abcnews.al