Si do të jetë moti në fundjavë? Vala e të nxehtit afrikan, temperatura deri në 40 gradë Celsius

schedule09:46 - 12 Korrik, 2024

schedule 09:46 - 12 Korrik, 2024

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e valës së të nxehtit afrikan gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë gjithashtu, sipas Meteoalb.

Me gjithë se dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët, vranësirat kalimtare do të paraqiten në pjesën e dytë të ditës. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të ketë vranësira më të shpeshta sidomos në vonat verilindore duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Dita e sotme do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, ku do të regjistrohet vlera 40 gradë Celsius.

Shkodra, Gjirokastra, Elbasani dhe Berati presin temperaturën 40 gradë Celsius gjatë ditës nga 37-38 gradë do jetë temperatura gjatë vijës bregdetare. Parashikohet me temperatura 36 gradë Celsius zona lindore e vendit.

E shtuna dhe e diela nuk do të sjellë ndryshime të mëdha, duke bërë që temperaturat të shkojnë deri në 40 gradë Celsius. Për sa i përket fundjavës në fakt do të kemi shtim të lagështirës duke bërë që të ndihet më shumë i nxehti. Parametri i erës herë pa shere do të bëhet problem duke ndikuar në zgjedhime hartës së zjarreve.

Ndërkohë Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë në ndikimin e kthjellimeve gjatë pjesës së parë të ditës dhe pjesa e dytës do te ketë kalim të vranësirave. Fundjava do jetë e qëndrueshme me temperatura të larta. Parashikohet që temperatura të përjetojë Maqedonia e Veriut.

Vala e të nxehtit afrikan nuk do të jetë prezentë vetëm këtë fundjavë por edhe në fillim të javës tjetër.

/abcnews.al