Zlatan Ibrahimovic i dha fund aventurës me Los Angelos dhe karriera e tij pritet të vijojë në Evropë. Sulmuesi 38-vjeçari me shumë mundësi do të transferohet në Serie A, aty ku ka luajtur më parë me Juventusin, Interin dhe Milanin. Klubi amerikan e di mirë se çfarë lojtari ka humbur dhe kërkon një zëvendësues në nivelin e Ibrës.
Gianlucadimarzio.com raporton se dëshira e madhe quhet Edinson Cavani. Sulmuesi i njohur ka përfunduar zgjedhje e dytë te PSG, kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni, por largimi nga Franca mund të vijë edhe më herët.
Los Angelos e dëshiron që në janar, por duhet të fitojë rivalitetin me Inter Miami-n e David Beckham. Gjithsesi, klubi uruguaian ka nisur kontaktet dhe shpreson të arrijë sa më shpejt akordin me Cavanin. /abcnews.al