“Shumica e të djathtëve janë në shtëpi, as te Berisha apo Basha”, Bejko: Kemi nevojë për një forcë të re, serioze dhe të pakapur 

schedule20:28 - 11 Korrik, 2024

schedule 20:28 - 11 Korrik, 2024

Roland Bejko thotë se vendi ka nevojë për një forcë të re politike. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, duke komentuar protestën e thirrur nga opozita, Bejko tha shumica e të djathtëve nuk janë sot as me Sali Berishën dhe as me Lulzim Bashën.

“Kemi një opozitë kaq të korruptuar saqë përballë këtij korrupsioni kaq të madh, me këtë qeveri, opozita nuk arrin dot që të krijojë besueshmëri te qytetarët. Shumica e të djathtëve janë në shtëpi sot, as te Berisha dhe as te Lul Basha. Ka gjithmonë e më pak në të dy formacionet politike.

Ne s’kemi dalë akoma të shprehemi se pse bëmë veprimin që dolëm dhe çfarë duhet të bëjmë. Ajo që dimë ne është kjo që Shqipëria, demokracia shqiptare dhe votuesit shqiptarë kanë nevojë për një forcë politike, serioze, të pakapur nga sistemi. Deri dje thosha poli i tretë. Duhet të them poli i dytë. Një pol është Rama, Berisha dhe Meta. Poli tjetër është ai që duhet bërë. Lulzim Basha është diku atje në mes si një zgjatim që s’e kreu dot detyrën e tij”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!