Benfica forcon sulmin, “gjigantët” e Liga NOS firmosin me “bomberin” grek

schedule19:16 - 11 Korrik, 2024

schedule 19:16 - 11 Korrik, 2024

Mund të konsiderohet si një investim për të ardhmen nëse arrin të shpërthejë edhe në elitën e futbollit portugez, me “Shqiponjat” e Benfica që kanë kompletuar transferimin e parë të kësaj merkatoje vere, duke forcuar repartin ofensiv, me një emër cilësor si “bomberi” grek i holandezëve të AZ Alkmaar, Vangelis Pavlidis.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të merkatos, Fabrizio Romano, bordi i “Luzitanëve” ka derdhur në arkat e holandezëve plot 19 milionë euro, të ndara në formulën 17 milionë bazë dhe 2 dy të tjera bonus e sa i përket kontratës personale ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë diku te 4 milionë euro në sezon.

Ndërkaq, kujtojmë se Pavlidis ishte një ndër sulmuesit më produktiv në të gjithë Evropën, sezonin e shkuar, teksa arriti të dërgojë plot 33 herë topin në rrjetë, si dhe të dhurojë 6 asistime për shokët e tij të skuadrës, në 46 përballje.  /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!