Në 23 mars të vitit të kaluar arriti kulmin e parë, me “bomberin” anglez, Harry Kane, i cili atë mbrëmje u bë shënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares angleze, duke shënuar në portën e kampiones së Evropës, Italisë.
Nuk ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë dhe kapiteni i “Tre luanëve” vendosi një rekord tjetër, tashmë në nivel kontinental, teksa me goditjen nga 11 metra kundër Holandës, Kane u bë shënuesi më i mirë në historinë e finaleve të Kampionateve Evropiane.
“Ylli” 30-vjeçar ka 6 gola në këto finale, duke nisur nga Euro 2020, e duke vazhduar tani në Gjermani, me sulmuesin e Bayern Munich, që la pas “fantazistin” e Francës, Antoine Griezmann, i cili është ndalur në kuotën e 5 golave dhe që nuk realizoi këtë verë dhe tashmë ka mundësi të shkëputet nëse realizon në finalen kundër Spanjës të dielën.
Kane shënoi tri herë në Euro 2020, kampionat që u zhvillua në të vërtetë në 2021 për shkak të pandemisë së Covid-19.
E nisi me një goditje tepër të rëndësishme në suksesin 2-0 ndaj Gjermanisë në “Wembley” në raundin e dytë. Më pas, shënoi dy herë kundër Ukrainës në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale e finale nuk ia doli dot. /i.m /abcnews.al