Në Las Vegas në shtetin amerikan të Nevadës, janë shënuar pesë ditë rekord me një temperaturë prej 46.1 gradë Celsius.
Ndërsa, të dielën u regjistruar 48.8 gradë në Las Vegas të dielën, që është temperatura rekord e regjistruar ndonjëherë në atë qytet, raportoi Washington Times. Të martën, në atë qytet u shënuan 48.3 gradë, e cila theu rekordin e 9 korrikut prej 46.6 gradë, që u regjistrua në vitin 2021.
Të mërkurën, temperatura në Las Vegas ishin mbi 46.1 gradë.
“Kjo është vala më ekstreme e të nxehtit në historinë e rekordeve në Las Vegas që nga viti 1937,” tha meteorologu John Adair, i cili ka punuar në zyrën e Shërbimit Kombëtar të Motit në Nevadën jugore për tre dekada./abcnews.al