Genocidi i Srebrenicës/ Përkujtohet 29 vjetori i genocidit serb ndaj myslimanëve të Bosnjes

schedule09:23 - 11 Korrik, 2024

schedule 09:23 - 11 Korrik, 2024

Bosnja dhe Hercegovina këtë të enjte shënon 29-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, masakër kjo e cila është cilësuar si më e rënda në Europë që nga lufta e dytë Botërore. 11 korriku këtë vit shërben edhe si dita ndërkombëtare ku përkujtohen viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës , pasi Asambleja e Kombeve të Bashkuara vendosi që ta shpallë masakrën e kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë një Gjenocid ndaj civilëve , pas miratimit të një rezolute e cila ishte Hartuar na Gjermania dhe e mbështetur nga më shumë se 40 vende të tjera.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, zonë kjo që ishte cilësuar si e sigurtë nga organizata e kombeve të bashkuara.
Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën, teksa Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

Një ditë më pas, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Në orët e para të 11 korrikut avionët e NATO-s goditën tanket serbe. Mirëpo forcat serbe kërcënuan se do tëvrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë. Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.

Mlladiç u përpoq t’i qetësonte duke u thënë se nuk kishin arsye pse të frikësoheshin. Forcat serbe i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusë. Mirëpo Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe filluan të shqetësohen për fatin e burrave. Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem mendohet se u vranë dhe u varrosën në varre masive. Rreth 3 dekada pas kësaj masakre, ende vazhdojne të gjenden varre masive ne Srebrenice. Ne diten nderkombetare perkujtimore te Gjenocidit te Srebrenices, Sekretari i Pergjithshem i OKB – se Antonio Guterres shkroi ne rrjetin social X se uron qe ky përkujtim te forcoje vendosshmerine kolektivve per te ndertuar nje bote te lire nga plaget e Gjenocidit ku mbizotëron drejtësia dhe paqja.

Edhe Këshilli i Europës ne nje deklarate ne faqen e tyre zyrtare shkroi se Gjenocidi i Srebrenices i cili mbetet nje nga kapitujt me te erret te kontinentit Europian, duhet te sherbeje qe te rikujtojme se gjuha e urrejtjes nuk ka vend ne kete bote. Ne deklaraten e tyre Keshilli i Europes thote se ajo çfare ndodhi ne Srebrenice nuk mund te mohohet nga askush dhe se nuk duhet te kete glorifikim te krimineleve te denuar te luftes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!