Një hap larg…shtëpisë/ Ledio Pano: Goli i Watkins, tipik anglez. Portieri, pika më e dobët e Anglisë

schedule23:13 - 10 Korrik, 2024

schedule 23:13 - 10 Korrik, 2024

Ish futbollisti Ledio Pano e cilësoi si të shkëlqyer dhe tipik anglez, golin e Watkins, i cili i dha kualifikimit Anglisë, që fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Holandës.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Pano u shpreh se portieri Pickford, është pika më e dobët e skuadrës angleze.

“Besoj e realizoi me atë gol të shkëlyer, depërtim, lëvizje angaleze, ishte gol anglez. I ka munguar një moment i tillë sulmit anglez. Doli një hero tjetër te Anglia. Besoj se finalja do të jetë ndryshe. Portieri është pika më e dobët e Anglisë. Paraqitje e Harry Kane lë për të dëshiruar. Loja e tij ka qenë e ngadaltë. Nuk gjejnë dot një portier tjetër”, theksoi ai./abcnews.al