Juventus do Koopmeiners, te “Zonja” mendojnë shkëmbimin me “shtatlartin” italian

schedule22:16 - 10 Korrik, 2024

schedule 22:16 - 10 Korrik, 2024

Tashmë nuk është një sekret, Juventus prej kohësh është vënë pas Teun Koopmeiners të Atalanta, me “Bardhezinjtë” që kanë gjetur akordin me holandezin, por problem janë drejtuesit “Bergamaskë” të cilët kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për 26-vjeçarin, një shifër e lartë kjo për “Zonjën e Vjetër”

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, drejtuesit torinezë kanë çelësin për të mbërritur akordin, teksa fjala është për qendërmbrojtësin Daniele Rugani, i cili me ardhjen e teknikut Thiago Motta nuk besohet të ketë shumë hapësira, në fushën e blertë.

Në Bergamo kanë vlerësim për një mbrojtës me eksperiencë si Rugani, sidomos në këtë sezon ku Atalanta do të marrë pjesë në Champions League dhe me “shtatlartin” e mbrojtjes në “tavolinë” mund të ndryshojë edhe dinamika e kësaj merkatoje mes Juventus e Atalantës dhe në fund të dyja palët të dalin të kënaqura. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!