Spanja ia doli me përmbysje ndaj Francës me shifrat 2-1, për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Berlinit, në EURO 2024.
Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Spanja ishte ekipi më i mirë dhe më i përgatitur në këtë ndeshje.
Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Pano u shpreh se Franca nuk pati cilësinë e duhur për të goditur Spanjën.
Ndërsa specialisti i futbollit, Abdyl Kuriu deklaroi se Spanja kaloi në finale me meritë.
Ledio Pano: Besoj se fitoi ekipi më i mirë, qe ishte më i përgatitur nga të gjitha anët. Franca u mundua në pjesën e dytë vetëm, por pa cilësinë e duhur. Nuk kishte ide sesi ta godiste Spanjën Ekipi më i mirë ishte Spanja dhe e meritoi.
Abdyl Kuriu: Tregoi talent, qëndrueshmëri, garë. Një skuadër, shumë admirim për skuadrën spanjolle. Ishte meritë e plotë e kalimit në finale./abcnews.al