Yamal shkruan historinë në “Allianz Arena”, Spanja mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj “Gjelave” francezë

schedule21:47 - 9 Korrik, 2024

schedule 21:47 - 9 Korrik, 2024

Është padyshim një përballje e denjë për të përcaktuar finalistin e parë, të këtij super Kampionati Evropian të futbollit, mes Spanjën e Francën, që kanë prodhuar spektakël, në 45 minutat e para, të zhvilluara në “Allianz Arena”, me “Furitë e Kuqe”, që udheqin sfidën, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Pavarësisht rezutlati goli i parë i sfidës erdhi nga “Gjelat” francezë, me “yllin” e PSG, Randal Kolo Muani, i cili dërgon në rrjetë një krosim fantastik, të Kylian Mbappe, duke shënuar golin e parë, “të vërtetë” për francezët, në Euro 2024, vetëm 8 minuta pas nisjes së sfidës, ndaj Spanjës, megjithatë kundërpërgjigja ishte e shpejtë.

Fillimisht ishte një “perlë” e talentit 16 vjeçar, Lamine Yamal, i cili shënon golin e tij të parë në një Kampionat Evropian, në mënyrë më të mirë të mundshme, duke vendosur baraspeshën në Mynih, por edhe një rekord të ri, me “superyllin” e Barcelona, i cili bëhet golashënuesi më i ri i turneut, duke gjetur rrugën e rrjetës, në moshën 16 vjeç e 362 ditë, shumë më pak se zvicerani Johan Vonlanthen, i cili ishte 18 vjeç e 141 ditësh, ku tundi po rrjetën e Francës, në Euro 2004, ndërsa për të siguruar avantazhin mendoi “fantazisti” i RB Leipzig, Dani Olmo, i cili vetëm pak minuta pas golit të Yamal shfrytëzon më së miri një aksion të shokëve të tij të skuadrës, duke çuar sferën pas shpatullave të Maignan.

Tashmë nuk ka mbetet asgjë tjetër veçse të shijojmë 45 minutat e dyta të kësaj sfide, e cila pritet të rezervojë vetëm “magji” për futbolldashësit, si dhe një vend në finalen e madhe, të 14 korrikut, në “Olympiastadion”, për fituesin e gjysëmfinales së parë, të Euro 2024. /i.m /abcnews.al