Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte paralajmëruar gjatë paradites nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se gjatë mbledhjes u vendos hartimi i një projektrezolute, në të cilën do të mbahet një qendrim ndaj dekretit të Metës për Marsida Xhaferllarin.
Ndërkohë, më parë Balla kishte njoftuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër, pikërisht si një përgjigje ndaj dekretit të Metës. /abcnews.al