GJIROKASTËR– Një 39-vjeçar është arrestuar si person i dyshuar i zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan në Gjirokastër. Prej mesditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes “Cougar” vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.
Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të tregojnë kujdes dhe të heqin dorë akte të tilla, që shkatërrojnë pasuritë pyjore të Shqipërisë./abcnews.al