Nënkryetari i KQZ-së, juristi Denar Biba e quajti një veprim jo serioz betimin e Arta Vorpsit para noteres për të marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Reagimi i tij në Facebook mori vëmendje të madhe në media pasi vinte nga një jurist i mirënjohur si edhe personazh i dërguar nga PS në KQZ, por kjo nuk zgjati shumë.
Duket se Denar Biba është penduar për reagimin e tij në Facebook duke e fshirë statusin e hedhin një orë më parë.
Nuk dihen shkaqet e këtij veprimi dhe nëse vendimin e ka marrë vetë apo ka qenë i detyruar nga faktorë/ personazhe të tjerë, megjithatë duket se ky veprim do të bëjë që mesazhi i mëparshëm të marrë edhe më tepër vëmendje.
Statusi i Bibës në Facebook, që u fshi më pas
“Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi.
Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana.
Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!“