Një nga tre të rinjtë italian të moshës nga 18 deri në 30 vjeç duan që të lënë vendin. Këto janë të dhënat që vijnë nga një sondazh i kryer nga kompania Ipsos në shtetin fqinj, ku të rinjtë u shprehën se sipas tyre brezi më i lumtur në Itali ishte brezi i prindërve apo gjyshërve të tyre.
85% e të rinjve që morën pjesë në këtë anketim u shprehën se ato do të ishin të gatshëm që të largoheshin nga qyteti ku jetojnë drejt një shteti apo qyteti tjetër italian nëse do të gjenin një vend pune më të mirë.
Në 5 të rinj italianë, vetëm dy prej tyre kanë shpresë se e ardhmja do të jetë më e mirë, megjithatë sipas sondazhit 74% e të rinjve italianë thonë se janë të lumtur me jetën e tyre.
Sondazhi i Ipsos tregoi se të rinjtë italian nuk e duan pjesmarrjen në politikë, pasi në aspektet e përmbushjes personale, pjesmarrja në politikë u rendit në vend të parafundit.
Të rinjtë italianë të pyetur mbi 5 gjerat më të rëndësishme në jetën e tyre të parën renditën shëndetin me 34% e të anketuarve, në vend të dytë ishte familja me 32% të votave, stabiliteti emocional ishte në vend të tretë me 27%, paraja në vend të 4 me 22% dhe puna në vendin e fundit me 21%.
Tregu i punës dhe pagat e ulëta janë arsyeja kryesore se përse një e treta e të rinjve italianë duan që të largohen nga vendi. Diçka e tillë në fakt u tregua dhe nga të dhënat e INSTAT në Itali ku thuhet se popullsia italiane po shkon drejt plakjes, por fenomenin e plakjes më shumë se popullsia po e ndjen tregu i punës./abcnews.al