Përplasja mes banorëve dhe policisë në protestën e Unazës së Re çoi në shoqërimin e disa banorëve. Gazetari Andi Qosja në një lidhje direkte raporton për abcnews.al se Gjykata cilësoi të paligjshëm ndalimin e Shkëlzen Sadikaj.
Sot u dha masa për Shkëlzen Sadikajn. Ky i fundit u arrestua për protestën në “Unazën e Re”, pasi ishte i kërkuar për pjesëmarrjen në protestën e zhvilluar gjatë muajit korrik.
Më herët ish-deputeti i PD, Klevis Balliu deklaroi se janë ndaluar më shumë se 300 persona, ku disa prej të cilëve kanë marrë masë arrest shtëpie.
“Kjo qeveri nuk ka zgjidhje, se ndryshe nuk do ti kishte sulmuar qytetarët e saj”, u shpreh një nga banorët.
Gjithashtu banorët thanë se rezistenca do te jetë nga më të ndryshmet, do të qëndrojmë të bashkur dhe me të fortë se kurrë. Kujtojmë se prej muajsh, banorët e zonës së Astirit kanë kundërshtuar projektin e Unazës së Madhe./abcnews.al