Rusia dhe India ka të ngjarë të arrijnë një marrëveshje për furnizimet afatgjata të uraniumit për një termocentral bërthamor që do të nisë në shtetin Indian të Tamil Nadu, raportoi Bloomberg, duke cituar zyrtarë të lartë që folën në kushte anonimiteti.
Kryeministri indian Narendra Modi mbërriti këtë të hënë për një vizitë dyditore në Rusi dhe vizita e tij pritet të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak mes dy vendeve.
Bashkëpunimi në sferën bërthamore civile nuk bie nën regjimin e sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë.
Çmimi i uraniumit në tregjet botërore është trefishuar që nga fundi i vitit 2020 dhe tregjet parashikohen të jenë “të shtrënguara” deri në vitin 2029.
Prodhimi global i energjisë bërthamore parashikohet të arrijë një maksimum historik në vitin 2025 pasi gjithnjë e më shumë vende i drejtohen kësaj teknologjie si pjesë e planeve për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, sipas një parashikimi të janarit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).
Agjencia me atë rast tërhoqi vëmendjen edhe për rëndësinë e madhe të Rusisë dhe Kinës në këtë sektor, pasi që dy vendet e përmendura ofrojnë teknologjinë për 70 për qind të reaktorëve që aktualisht janë duke u ndërtuar nëpër botë./abcnews.al