NATO-s do t’i duhen nga 35 deri në 50 brigada shtesë për të realizuar plotësisht planet e saj të reja për t’u mbrojtur kundër një sulmi nga Rusia, tha një burim ushtarak për Reuters.
Burimi, duke folur në kushte anonimiteti, nuk pranoi të japë më shumë detaje në lidhje me planet, të cilat janë sekrete. Një brigadë përbëhet nga 3,000 deri në 7,000 trupa, kështu që gjenerimi i 35 deri në 50 njësi të tjera të tilla do të përbënte një sfidë të rëndësishme.
Në një tjetër shenjë të shkallës së sfidës së NATO-s teksa ajo rinovon qëndrimin e saj për të marrë më seriozisht kërcënimin e një sulmi rus pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, një burim sigurie tha se vetëm Gjermanisë do t’i duhet të katërfishojë kapacitetet e saj të mbrojtjes ajrore.
Në një samit në Vilnius vitin e kaluar, krerët e NATO-s ranë dakord për planet e para të mëdha të mbrojtjes të aleancës në më shumë se tre dekada dhe zyrtarët kanë punuar në përkthimin e dokumenteve në kërkesa konkrete ushtarake që atëherë./abcnews.al