Ambasadori Albert Prenkaj foli në emisionin “Ballkan Update” për zgjedhjet në Francë dhe përmbysjen e papritur të rezultateve dhe humbjen shokuese të Marine Le Pen.
Në një lidhje me Skype nga Kosova, ai tha se ky rezultat ishte ‘çlirim’ për Francën dhe se politikat e jashtme do ta dëmtonin atë.
Sipas Prenkajt, post kësaj ka pasur dhe një angazhim të shoqërisë civile dhe partive të majta.
“Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të partisë së presidentit Macron, siç e pamë, ai me të shpejtë ai organizoi zgjedhjet nacionale duke pasur një frikë nga rritja edhe e mëtejme e Frontit Nacional të Le Pene, e cila në parlamentin europian ka fituar një shumicë sa i përket shtetit francez dhe shohim që është futur në një koalicion me partinë hungareze të djathë dhe krijojnë tani shumicën në parlament. Duke parë këtë rezultat, Macron thirri zgjedhjet për të përshpejtuar apo për të mos lejuar rritjen e Frontit Nacional. Post kësaj kemi pasur dhe një angazhim të shoqërisë civile dhe partive të majta dhe ja rezultati erdhi. Siç e quajti, një nga botuesit e së majtës e cila fitoi, ndodhi çlirimi, sepse ishte frika e një politike të paralajmëruar të Frontit Nacional, që do të orientohej nga qytetarët me prejardhje nga vendet e tjera, të cilët nuk janë francezë nga të dy prindërit dhe këto politika sipas analistëve do të dëmtonin bashkësinë europiane.
Kemi pasur dy mundësi që Franca ta orientojë politikën nga izolimi, praktikisht lidhje të reja të cilat janë autoritare dhe kah një vazhdimësi e një thellimi të Bashkimit Europian dhe bashkëpunimn e shteteve në kuadër të këtij organizimi politik“, u shpreh ndër të tjera ambasadori./abcnews.al