OKB dënoi valën e sulmeve vdekjeprurëse ruse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin, ku 29 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën.
“Java në Ukrainë ka filluar me një valë tjetër sulmesh vdekjeprurëse nga forcat e armatosura ruse”, tha në një deklaratë Denise Brown, koordinatore humanitare për Ukrainën.
“Është e pandërgjegjshme që fëmijë të vriten dhe të plagosen në këtë luftë. Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, spitalet kanë mbrojtje të veçantë. Civilët duhet të mbrohen”, shtoi ajo.
/abcnews.al