Vala e të nxehtit në SHBA/ 57 milionë njerëz nën alarm, temperaturat pritet të shkojnë 53 gradë

schedule10:50 - 8 Korrik, 2024

schedule 10:50 - 8 Korrik, 2024

Një valë e nxehtë rekord që ka shkaktuar tashmë zjarre të mëdha në shtetet perëndimore të SHBA-së pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme.

Rreth 130 milion njerëz ishin paralajmëruar për kujdes ndaj nxehtësisë në fundjavë. Gati 57 milionë njerëz mbeten nën alarmin e nxehtësisë, ndërsa të paktën një fëmijë ka vdekur si pasojë e të nxehtit ekstrem në Arizona.

Temperaturat mund të arrijnë në 53C në Luginën e Vdekjes të hënën.

Ndërsa është e vështirë të lidhësh valët e të nxehtit me ndryshimet klimatike, shkencëtarët thonë se ato po bëhen më të zakonshme dhe më intensive për shkak të kësaj dukurie.

/abcnews.al