Zgjedhjet në Francë/ Presidenca: Macron do të marrë vendime pasi të ketë një tablo të plotë, po analizojmë rezultatet

schedule22:05 - 7 Korrik, 2024

schedule 22:05 - 7 Korrik, 2024

Pas rezultatit të zgjedhjeve ka edhe një reagim nga Presidenca franceze. Theksohet se Presidenti Emmanuel Macron, është duke analizuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe do të presë të ketë një tablo të plotë, përpara se të marrë vendimet e nevojshme.

“Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do të respektojë zgjedhjen e popullit francez”, thuhet në deklaratë.

Më herët kryeministri francez Gabriel Attal njoftoi se do t’ia dorëzojë dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron të hënën në mëngjes.

Në një reagim në platformën X, ai ka shtuar do të kryejë funksionet e tij për aq kohë sa kërkohet.

/abcnews.al/