Në një intervistë në “ABC News”, analisti Skënder Minxhozi ka bërë një analizë lidhur me përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve në Francë.
Sondazhet treguan një humbje shokuese të Marine Le Pen, duke renditur të parën partinë e Jean-Luc Mélenchon, dhe duke ngjitur të dytin partinë e Emmanuel Macron.
“Raundi i dytë përmbysi fituesi virtual të raundit të parë. Them virtual sepse me atë nivel të lartë balotazhi në raundin e dytë, të dy kishin kandidatura të treta që i tërhoqën në mënyra taktike. Franca tregoi se nuk i beson projektit të saj ekstrem dhe të asaj përmbysje që ofron e djathta e ekstreme që në këto javë, frikësoi edhe vetë Evropën. Votuesit francezë thanë që kjo nuk do të ndodhë”, tha Minxhozi.
Gjithashtu analisti Minxhozi, nënvizoi se sërish fituesi i sotëm është ende larg mazhorancës relative, për të krijuar një qeveri.
“Një logjik politike, foli sot me shifra në dorë, dhe është teza e përjetshme e Macron që nuk do të bëj kurrë marrëveshje me të djathtën ekstreme. Partia e Mélenchon është ridimensionuar dhe kanë lindur subjekte të reja. Djathtas ka lindur subjekti i Le Pen, ndërsa majtas partia e Mélenchon. Një gjë është e sigurti që qeveria e ardhshme franceze nuk do të ketë vulën e zonjës Le Pen. Franca sonte do të duhet të bëjë llogaritë se si do të shkojnë negociatat e Emmanuel Macron me Mélenchon. Sonte i vetmi lajm është që e djathta ekstreme në Francë nuk fitoi, dhe Evropa mund të marrë frymë lirshëm”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/