Tentoi të vriste një person në bashkëpunim me tre të tjerë, pranga 27-vjeçarit në Korçë

schedule11:21 - 7 Korrik, 2024

schedule 11:21 - 7 Korrik, 2024

Arrestohet këtë të diel 27-vjeçari, i shpallur në në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.06.2024, ku në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë tentuan të vrisnin një person.

Po ashtu arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër, i cili përkrahu 27-vjeçarin  dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion.

Uniformat blu bëjnë me dije se procedohen penalisht edhe 2 të tjerë, të cilët fshehën provat materiale të kryerjes së krimit.

Policia po punon për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.