Juventusi me shumë gjasa do të nënshkruajë me talentin e Manchester United, Tahith Chong. Holandezi i talentuar po aktivizohet rregullisht me United U-23, si dhe ka luajtur titullar për “Djajtë e Kuq” në sfidat e Europa League dhe ndeshjet e EFL Cup.
Chong është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjë tentativë nga drejtuesit e United për të rinovuar. Juventusi është gati të përfitojë dhe të marrë shërbimet e talentit pa paguar asnjë qindarkë gjatë merkatos së verës.
Chong, vetëm 19-vjeç, luan në çdo repart të mesfushës, si dhe si sulmues krahu. Mëngjarashi pëlqehet shumë nga Ole Gunnar Solskjaer, por bordi i Manchester United duket se ka plane të tjera. Për momentin, Chong është i grumbulluar me kombëtaren e Holandë U-21./abcnews.al